Në një kohë ku bestsellerët e rëndomtë mbushin raftet deri në supermarkete e pika benzine, Umberto Eco diti mrekullisht të imponohet dhe të kthejë në bestseller letërsinë e mirë; diti të...
I ri
Në një kohë ku bestsellerët e rëndomtë mbushin raftet deri në supermarkete e pika benzine, Umberto Eco diti mrekullisht të imponohet dhe të kthejë në bestseller letërsinë e mirë; diti të thjeshtëzojë filozofinë e dijen e thelluar e ta bëjë atë të kuptueshme për ata që s'duan ta vrasin mendjen kur lexojnë. Letërsia e tij gjithë duke të kënaqur të pasuron, rrezaton dije, librat e tij krijojnë botë e shpërndajnë dritë.
Në këto ligjërata, të mbajtura në raste të ndryshme gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Umberto Eco kërkon "të kuptojë kiminë e pasionit [të tij] për fjalën". Nga përjetimet për Ptolemeun dhe "forcën e së rremes" te reflektimet për të shkruarin eksperimental të Borgesit dhe Xhojsit, shpalosen qartë njohuritë enciklopedike dhe inteligjenca supreme e Eco-s. Dhe kur ai zbulon ambiciet dhe paragjykimet, ankthet dhe frikërat e tij si autor, gjithkush e prek sekretin në kopshtin e letërsisë, për të cilin ai aludon shpesh.