Ky roman u kushtohet të gjitha femrave që gjejnë forcën dhe luftojnë me furtunat e jetës së tyre…
I ri
Stela njihet me Jasonin krejt rastësisht në panairin e librit. Ai hyn në jetën e saj pa e pyetur, aq sa bëhen të pandarë. Gjërat ndodhin aq shpejt, sa Stela nuk arrin as të dashurohet sa duhet, as ta njohë dhe kuptojë karakterin e këtij njeriu. Vetëm pak kohë nga njohja e tyre, hyn në mes tradhtie e Jasonit. Stela vendos t’i japë fund, por egoizmi i sëmurë i tij nuk e pranon ndarjen, ai hedh mbi të rrjetën e tij të helmatisur për ta zënë brenda.
Jeta për Stelën merr tjetër rrjedhë. E rritur sipas rregullave të një shoqërie, që në thellësi të vetvetes nuk e kishte pranuar, vendos të mos bëjë më çfarë bënin apo donin të tjerët, por të veprojë sipas atyre që beson dhe do vetë.
Është e vërtetë që dashuria të lëndon, të bën të vuash. Një dashuri... helm. Një foshnjë në mes... Por Stela kërkon një fillim të ri, larg burrit, që përpiqet të shënjojë jetën e saj. Ajo udhëton në një det të mbushur me sekrete. Sekrete që i trazojnë jetën, ndjenjat, vendimet, planet. Por varka e saj është prej letre. Dhe ujërat krejt të kaltra të Egjeut janë gati për ta marrë në prehrin e tyre...