Tashmë vera ka ardhur dhe të gjithë pushojmë diku në bregdet apo në ndonjë zonë malore, apo mezi presim të shkojmë diku. E pra, shpirti është ai që na i kërkon të gjitha këto. Ai kërkon të...
I ri
Tashmë vera ka ardhur dhe të gjithë pushojmë diku në bregdet apo në ndonjë zonë malore, apo mezi presim të shkojmë diku. E pra, shpirti është ai që na i kërkon të gjitha këto. Ai kërkon të degdiset diku larg limontisë, mërzisë apo ritmit të lodhshëm të punëve e halleve tona. Por në të vërtetë, sa të gatshëm jemi ne tu largohemi halleve dhe brengave të jetës sonë?! Sa e gatshme është mendja jonë për ta kapërcyer çdo dëshpërim a hidhërim të së kaluarës?! Sa të zotë jemi ne ta lëshojmë veten në rrjedhën e jetës dhe ta shikojmë të tashmen në sy, pa e kthyer kokën nga ajo që ka ikur?! A mos vallë vetë ne e brengosim veten, duke ia hedhur fajin së kaluarës, por në të vërtetë jemi ne ata që sshkëputemi dot prej saj dhe nuk e lëshojmë?! A mos vallë ne e kemi identifikuar veten tonë me këtë të kaluar dhe sdimë se çjemi më pa të?!
Letra e Harruar është një romancë e bukur verore që luan me fijet e holla të zemrës dhe mendjes sonë nën diellin e bukur të Mesdheut në Francë. Lëreni zemrën tuaj të shkrihet në të, pranojini të gjitha ndjesitë që do të përjetoni nga leximi, qofshin këto pozitive a negative, brenda nesh flenë të gjitha, por vjen koha dhe ato largohen, zëvendësohen dhe tjetërsohen patjetër. Mos i harroni të dashurit tuaj, por as mos i mb ani peng e mos i bëni fajtorë për pagatishmërinë tuaj për të jetuar të tashmen! Lexim të mbarë me zemër të hapur!