Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash.
I ri
Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash.
Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë. Nuk kalon shumë kohë dhe familja e Enzës pëson një fatkeqësi. Edhe ajo detyrohet të shkojë në Amerikë së bashku me të atin, për të siguruar të ardhmen.
Çiro është bërë këpucar shumë i njohur. Por sapo ka fi lluar Lufta e Parë Botërore, dhe Çiroja përfshihet në vorbullat e saj. Ndërkohë, Enza punon në një fabrikë në Hoboken... Më pas fillon karrierën si rrobaqepëse në Metropolitan Opera House, duke depërtuar me kujdes në luksin e salloneve të Manhattanit, në botën sensacionale të muzikës, me Enrico Caruson.
Por, cili është misteri i kësaj dashurie të madhe!?
***
Gruaja e këpucarit” është një portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke kërkuar të kenë pjesën e tyre të ëndrrës amerikane, me vullnet dhe me ambicie.
Ky rizbulim historik epik i dashurisë dhe familjes, i luftës dhe i humbjes, i rrezikut dhe fatit është romani që Adriana Trigiani ka shkruar, e frymëzuar nga historia e familjes së saj dhe e nxitur nga dashuria e respekti për traditën.
“Gruaja e këpucarit” na tregon një epokë me qartësinë dhe bukurinë që e karakterizonte, me një kast personazhesh të gjallë që do jetojnë në imagjinatën e lexuesve për shumë vite.
Thanë rreth librit...
Është një histori e pasur me detaje, një roman plot me ngjyra dhe muzikë. Por mbi të gjitha “Gruaja e këpucarit” është plot jetë dhe dashuri.
The Today Show
Libri “Gruaja e këpucarit” e autores Adriana Trigiani ka qenë në listën e 10 librave më të mirë të New York Times në të gjitha kohërat.
New York Times
“Një roman mbresëlënës... Gjuha e Trigianit është elegante e pasur dhe emocionuese. Ajo i gdhend me finesë personazhet e saj”
Los Angelos Times
“Një epike e shtrirë, e cila duket e qepur nga dora e një mjeshtreje, na e sjell modën e vjetër me aromën e bashkëkohësisë... Një histori e papërballueshme dashurie.
Booklist