Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
I ri
Romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet gjithmonë me ju. E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot. Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar... të Pesëdhjetë Hijeve të saj. Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo...