Bora Kërtusha di ta bëjë rrëfenjën sa më tërheqëse për syrin e lexuesit, duke prekur në nëntekstet e këtij romani problemet e kohës të marrëdhënieve familjare dhe të dashurisë. Ajo që e bën të veçantë si shkrimtare, Bora Kërtushën, është aftësia e saj për të qëndruar në distancë nga...
I ri
Bora Kërtusha di ta bëjë rrëfenjën sa më tërheqëse për syrin e lexuesit, duke prekur në nëntekstet e këtij romani problemet e kohës të marrëdhënieve familjare dhe të dashurisë. Ajo që e bën të veçantë si shkrimtare, Bora Kërtushën, është aftësia e saj për të qëndruar në distancë nga personazhet që krijon. Ajo i zotëron situatat dhe batutat e tekstit si të jetë një regjisore e mirë, që i bën ngjarjet e këtij romani të jenë të regjistruara në harmoni edhe në kujtesën e lexuesit. Dhurata Hamzai
A vret njeriu nga dashuria? Ky roman që në ngjizjen e tij është nisur me pikëpyetje. Përse? Sepse përgjigja ime nuk është e vërteta jote, dhe e vërteta jote jo domosdoshmërisht është e vërteta ime. Derisa ti të gjesh të gjithë përgjigjet e tua ... JETO dhe ndoshta i gjen ato pikëpyetje që te kanë munduar ndoshta kupton që ato përgjigje mund të kenë shoqëruar në rrugëtimin tënd edhe pse ti nuk e ke kuptuar. Të njëjtën gjë po bënte dhe Darla, mbas të gjitha pikëpyetjeve që kishte kjo e fundit e mundonte më shumë. Pa më thoni ju.... A vret njeriu nga dashuria?