2 000 Lekë


Përshkrimi

Ky set përmban dy libra që do t’i japin aroma dhe shije fantastike pushimeve tuaja. Autorja italiane bestseller vjen edhe për lexuesit shqiptarë si romanciere ndër më të shiturat me dy romanet e saj Kopshti i luleve sekrete dhe Shtegu i parfumeve, të cilat duhet ti keni me vete për të kaluar sa më bukur ditët e gjata të verës.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 37404

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 300 Lekë
Shitur (22)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
2 ne stok
1 800 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 600 Lekë
I disponueshëm
1 400 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (5)
2 ne stok
1 800 Lekë
Shitur (26)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm

Përshkrimi

Seti me dy libra përmban:

1. "Shtegu i parfumeve"

“Shtegu i parfumeve” është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë.

2. "Kopshti i luleve sekrete" nga Cristina Caboni 

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s’e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.

Ndërsa përkulet për të parë më mirë një kompozim lulesh, Irisi ngrin në vend: përballë, dy sy që ngjajnë si dy pika uji me të sajtë. Po ata flokë gështenjë. Po ajo fytyrë. Vajza që ka përpara është identike me të. Quhet Viola.

Edhe ajo i do fort lulet dhe buqetat e saj janë ndër më të kërkuarat në Londër. Çdo siguri e Irisit shembet në çast. Ajo vajzë është motra e saj binjake. I kishin ndarë që kur ishin të vogla dhe, për njëzet vjet me radhë, asnjëra nuk e dinte se kishte një motër. Përse vallë?

Tani që sërish janë bashkë, Irisi dhe Viola duhet të zbulojnë arsyen. Sekreti fshihet në Itali, në Volterra, në vendlindjen e tyre. Mes rrugëve me qiparisa dhe shpateve të gjelbëruara, ngrihet një shtëpi antike, e rrethuar nga një kopsht i pamat.

Pikërisht këtu jetonin prej brezash Donatët, pikërisht këtu i pret gjyshja e tyre, Xhulia Donati. Vetëm ajo mund t’u rrëfejë për të vërtetën e ndarjes dhe t’i ndihmojë të gjejnë shtegun e duhur, në përmbushje të fatit të tyre.

Irisi dhe Viola nuk e dinë, por çdo ¬çift binjakesh të familjes, prej shekujsh, duhej të kujdesej për kopshtin, ta mbante të lulëzuar dhe të kuptonte fuqinë e tij madhështore: shërimin e shpirtit. Por një mister ka hedhur rrënjë në të shkuarën e familjes Donati, një mister që dita-ditës po vret kopshtin.

Vetëm Irisi dhe Viola mund ta shpëtojnë. Një trëndafil i fshehur mund të shpjegojë gjithçka: sepse mes gjembave, mund të lindë zemra më e çmuar.

Produktet që keni parë

Reviews (0)