Instikti letrar në këtë libër ka ndjerë nevojën letrare e shpirtërore për t'i zbuluar lexuesit dimensione të reja të shpirtit ende të pazbuluar njerëzor, të komplekseve gjithmonë të panjohura...
I ri
Instikti letrar në këtë libër ka ndjerë nevojën letrare e shpirtërore për t'i zbuluar lexuesit dimensione të reja të shpirtit ende të pazbuluar njerëzor, të komplekseve gjithmonë të panjohura dhe të papërkufizuara të raporteve dashurore dhe ndërnjerëzore, si dhe të humbëtirave tokësore dhe qiellore të lidhjes së shpirtit me trupin.
Shaban Murati
Kompozicioni krejtësisht origjinal, me kapituj të shkurtër, të emëruar me emrat e personazheve që i njeh "dhëmbë e dhëmballë" dhe që i lëviz si brenda një kaleidoskopi, duke krijuar mozaikë të ndryshëm njerëzorë.
Violeta Kongo
Ka njerëz që betejat e jetës i tulatin, ka të tjerë që e hutojnë edhe kohen e vet, me praninë, me forcën, me mirësinë, me talentin. Një prej tyre është Rezarta Reçi dhe këtë e dëshmon me romanet e saj.
Flutura Açka
Shtrirë në një rrafsh horizontal, qysh në krye përballesh me një vepër e cila të fut në botën magjike të dashurisë, duke të futur në një pështjellim të ëmbël. Romani nuk ka një ngjarje të fortë dhe solide nëpër të cilën të shtjellohet vepra, por ajo mbështet mbi tre linja ekzistenciale, ku secili personazh ka ngjarjen dhe identitetin e tij.
Kliton Nesturi/American Eye