Kjo është një nga kryeveprat e nobelistes bjelloruse Svetllana Aleksieviç, njëherësh gazetare e njohur, e cila ka sjellë anën e panjohur, - pra vdekjen e gjallë – që solli shpërthimi i reaktorit bërthamor në vitin 1986: Çfarë ndodhi me jetët njerëzore dhe vendet që u prekën nga rrezatimi?!
I ri
Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra film. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë. Shkruaj dhe mbledh ndjenjat, mendimet fjalët e përditshme, përpiqem të kuptoj jetën e shpirtit. Jetën e ditës së zakonshme, të njerëzve të zakonshëm. Sepse këtu çdo gjë është e pazakontë: edhe ngjarja, edhe njerëzit, atëherë kur ata e gjallëruan me jetën e tyre hapësirën e re. Çernobili për ata nuk është metaforë, nuk është simbol, ai është shtëpia e tyre. Sa kohë arti e ka bërë provë apokalipsin, ka ofruar versione të ndryshme teknologjike të përfytyrimit të dritës, por tani ne e dimë me saktësi se jeta është ku e ku më fantastike.