Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplantohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.
I ri
Autori ia ka kushtuar ironikisht këtë roman njërit prej prijësve më famëkëqinj të opriçnjinës, Skuratov-Maljutës. Opriçnjikët e Sorokinit veprojnë në një dekor tjetër dhe në një realitet politik të ndryshëm nga ai i shekullit XVI, në një Rusi "kibernetike", me një zhvillim të sofistikuar të mjeteve të informimit - dhe përgjimit - në një Rusi të veçuar nga Perëndimi "i kalbur" përmes një Muri të Madh Rus, i ngjashëm me Murin e Madh të Kinës, tashmë aleati dhe mbështetësi i fuqishëm i carit të shekullit XXII. Peripecitë ditore të opriçnjikut Komjaga janë filli përmes të cilit autori tregon - dhe paralajmëron - arbitraritetin dhe egërsinë e një pushteti autoritar të veshur me maskën e nacionalizmit, fetarisë dhe moralitetit.