RIVJEN NË GJUHËN SHQIPE, PËR HERË TË PARË SI BOTIM I PLOTË, vepra kryesore e Ray Bradbury, e vlerësuar ndërkombëtarisht. 451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.
I ri
Gaj Montag është zjarrvënës. Puna e tij është të shkatërrojë mallin më të jashtëligjshëm, librat e shtypur, bashkë me shtëpitë në të cilat fshihen. Montag nuk vë kurrë në pikëpyetje dëmin që veprimet e tij krijojnë, duke jetuar çdo ditë qetas me gruan e tij, Mildredin, e cila e kalon gjithë ditën në televizionin e “familjes”. Por kur takon një komshike të re dhe të çuditshme, Klarisën, e cila i tregon për të kaluarën kur njerëzit nuk kanë jetuar me frikë dhe për të tashme ku njeriu mund ta shohë botën përmes ideve të dhëna në libra në vend të broçkullave televizive, Montagu fillon të vëjë gjithçka në pikëpyetje.