“Dëshpërimi ynë i madh” nga autori turk Baris Biçakçi sjell një histori-trekëndësh dashurie mes dy miqve Enderit dhe Çetinit që ndajnë një shtëpi dhe qetësia mes tyre tronditet kur futet në mes një vajzë e qetë por tepër tërheqëse....
I ri
Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.
Nihali duket se po lufton me traumën e humbjes së prindërve në një aksident me makinë, por nuk kalon shumë dhe ajo del nga gjendja e depresionit. Sakaq, dy djemtë zbulojnë tek ajo një grua të re, energjike dhe plot sharm. Enderi dhe Çetini kthehen në engjëjt e saj mbrojtës dhe ajo duket se e pëlqen shoqërinë e tyre.
Ç’i bëri dy shokët të pranonin një student në shtëpinë e tyre? Sa do të ndikojë shija e Enderit për letërsinë dhe humori i hollë i Çetinit në jetën e saj? A do të ketë zgjidhje trekëndëshi i tyre i dashurisë?