Ky libër vjen nga autorja e romancës më të shitur në Itali, “Të lutëm më lër të urrej”. Autorja është fituese e çmimit Bancarella. Edhe në këtë roman rrëfehet historia e një vajze, ku jeta e saj ndryshon papritur. Xhada ndodhet në konflikt me të gjithë, - dhe për rrjedhojë, ajo përballet më një lëmsh, të cilit do të duhet ti gjejë fillin....
I ri
Xhada e di mirë që është një vajzë me karakter mjaft të vështirë, prandaj nuk habitet aspak kur e gjen veten në një fazë të jetës kur nuk shkon mirë me askënd... Me të dashurin e saj historik, gjendja varet në fije të perit, kurse për marrëdhëniet me prindërit… më mirë të mos flasim.
Por Xhada ka një objektiv shumë të qartë: të diplomohet me notat më të larta dhe sa më parë të jetë e mundur. Problemet e tjera mund të kalojnë në plan të dytë.
Kështu besonte, të paktën deri sa praktika në një firmë konsulence në Milano e vuri përballë atij që, për të, kishte qenë gjithmonë prototipi i djemve që duhen shmangur po aq sa edhe murtaja: Ariberto Kastelit, përfaqësues krenar i asaj pjese të shoqërisë që i bën këmishët me porosi dhe mban pulovra firmato.
Dhe, mes tyre, kishte një precedent tepër trazues që mund të sjellë një ngatërresë nga ato që asaj nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend…
VLERESIME
“Anna Premoli është e zonja ta kredhë gjininë e rozës kombëtare në sugjestione ndërkombëtare dhe të ngulura fort në shpirtin e kohës sonë.”
- La Repubblica
“Anna Premoli është një spot i gjallë i self-publishing: nga uebi te Çmimi Bancarella me romanin e saj të parë.”
- Vanity Fair
“I pari rast i vërtetë italian i self-publishing që i ka prirë fati.”
- La Stampabot