Te E fiksuar pas dyqaneve për beben ju paraqesim të famshmen Beki që punon në dyqanin më të ri të Londrës, The Look, që së bashku me Lukun po kërkojnë shtëpi (dëshira e saj e fshehtë është të ketë një dhomë këpucësh) dhe është shtatzënë!
I ri
Beti nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, veçanërisht kur mësoi se të bërit pazar të ndihmon për të larguar ankthin që të kap sa herë zgjohesh në mëngjes! Ajo dëshiron që çdo gjë për fëmijën e saj të jetë e përsosur, duke filluar nga mobilimi i dhomës karroca, që duhet të jetë model i fundit e deri te mjekja e famshme obstetre, të cilën çdokush do të ëndërronte ta kishte. Por kur zbulon se mjekja e famshme obstetre, intelektuale dhe magjepsëse, kishte qenë e dashura e të shoqit, Lukut, bota e saj e përsosur fillon të shembet. Edhe pse ngjarjet zhvillohen në Amerikë apo Londër, Beki Blumvud mbetet një karakter universal, me cilësitë, optimizmin, humorin dhe natyrën e ëmbël që e karakterizon.