Laura është e lumtur që po shpërngulet për të jetuar me Fransuanë, njeriun që do. Ajo është e gëzuar, tërë shëndet, ndihet fare mirë. Kur, falë bllokimit të qarkullimit nga makinat e shumta, takon njeriun e dytë, Frederikun, ajo e lëshon veten të përfshihet nga dëshira që provon, në të njëjtën mënyrë si e ka lëshuar veten ta përfshijë vargani i pafund i makinave, që pengojnë lëvizjen.
I ri
Ky është një libër që zhvillohet tërësisht në një natë dimri, pra ka pak ngjyra. Ai përbëhet nga e zeza, nga hija, nga gjysmëhija, disa drita dhe pastaj ato njolla ngjyrash, që theksojnë atë që është e rëndësishme: një sapun i verdhë, dritat e kuqe të semaforëve, një fustan i kuq... Në fillim të librit, Laura është e lumtur që po shpërngulet për të jetuar me Fransuanë, njeriun që do. Ajo është e gëzuar, tërë shëndet, ndihet fare mirë. Kur, falë bllokimit të qarkullimit nga makinat e shumta, takon njeriun e dytë, Frederikun, ajo e lëshon veten të përfshihet nga dëshira që provon, në të njëjtën mënyrë si e ka lëshuar veten ta përfshijë vargani i pafund i makinave, që pengojnë lëvizjen. Është e njëjta valë, e njëjta lëvizje. Meqenëse është midis dy banesave, midis dy jetëve, ajo jeton një çast lirie të plotë, askush nuk e di ku ndodhet. Ajo ka ngritur spirancën, pa u ankoruar mirë në jetën e re, ajo është e lirë. Çdo gjë është e lejuar. Fransua nuk do të gjejë të njëjtën grua, që ka lënë para disa orësh. Ajo ka shijuar lirinë, ndofta edhe kënaqësinë e lirisë, dhe lumturinë e së tashmes...