Umberto Eco është një nga mendjet më brilante të këtij shekulli, prandaj kemi përgatitur një set me dy libra: “Si të udhëtosh me një salmon” dhe “Lavjerrësi i Fukoit”, të cilat iu vijnë në ndihmë për të kuptuar misteret e botës që jetojmë. E ku ka më mirë sesa të kesh si këshilltar një mendje kaq të zgjuar si Eco!!!
I ri
Seti përmban këto dy libra:
1. “Si të udhëtosh me një salmon” nga Umberto Eco
Një koleksion shkrimesh, esesh të shkurtra, që ofron mënyrën më të mirë të shkrimit popullarizues. Një libër argëtues, provokues, shkruar nga Umberto Eco, semiotikani, romancieri dhe mendimtari i shquar i shekullit të XX
2. “Lavjerrësi i Fukoit” nga Umberto Eco
Ky roman thriller është një tjetër kryevepër e letërsisë botërore që na ka lënë trashëgim Umberto Eço. Nuk është vetëm një libër. Janë disa bashkë! Është emocionues, i saktë si një ese (Lavjerresi është edhe një ese!), i mrekullueshëm si një libër aventurash, apasionues si një reportazh historik, provokues dhe sarkastik si një pamflet (është edhe pamflet), artistik, intrigues, brilant, i kulturuar, i sofistikuar.