Siç ka deklaruar në mënyrë eksplicite vetë Pirandeloja, ai dëshiron të jetë një shkrimtar jo i fjalëve, por i gjërave.Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
I ri
Krijimet e tij përshkohen nga dramaciteti, intriga dhe forca e arsyes, nga shakaja dhe humori, te të cilat lexohet dashuria e shkrimtarit për jetën dhe njerëzit. Ato të habisin me vërtetësinë e lakuriqtë në paraqitjen e jetës, ashtu siç e sheh ai me syrin dhe zemrën e një artisti të madh.