Karl Otten (1889 -1963), shkrimtar gjerman, ishte biri i një zyrtari doganash. Më 1910 Otten-i filloi studimet për ekonomi në Universitetin e Mynihut dhe më vonë kaloi në histori arti. Ndërsa studionte ndërmori një sërë udhëtimesh për në Francë, Itali, Shqipëri dhe Greqi. Në Mynih, ai u bashkua me grupin e veprimtarëve
I ri
Autori tregon për udhëtimin që bëri në pjesën perëndimore të Shqipërisë së Veriut pak muaj para shpalljes së Pavarësisë. Këtë udhëtim ai e filloi me rrugë tokësore që nga Tivari, Ulqini dhe e vazhdoi në zonën e Shkodrës, Lezhës e deri në Durrës, nga ku u largua nëpërmjet detit. Gjatë udhëtimit autori shkruan për gjendjen e vendit në periudhën e kryengritjes së përgjithshme në veri, si u prit nga turqit si edhe për mikpritjen shqiptare dhe zakonet e malësorëve, besnikërinë e tyre ndaj miqve, qofshin ata të huaj apo vendas. Megjithëse i shkruar gati një shekull më parë, libri shfaq mjaft interes për t'u lexuar.