Kur Allegra ishte vajzë e vogël, mendonte se kur të merrte violinën në duar, ajo do të këndonte vetë - se muzika ishte fshehur brenda instrumentit. Tani që Allegra është dymbëdhjetë, beson se muzika është në gishta, dhe gjatë verës, pas klasës së shtatë, do të studiojë me përkushtim instrumentin. Ajo është garuesja më e vogël, në Konkursin për Muzikantët e Rinj, Ernest Bloch.
I ri
Alegra Shapiro është njëmbëdhjetë vjeç dhe luan në violinë me një pasion e zotësi të pashoqe, duke u pranuar në finalen e një konkursi të rëndësishëm për muzikantët e rinj. Pjesa që ka zgjedhur është koncerti nr. 4 i Moxartit dhe për tre muaj vogëlushja do të ushtrohet pa reshtur, derisa ta ketë në majë të gishtave koncertin dhe të gjejë në shpirt një muzikë që shpalos ndjenjat, ëndrrat dhe shpresat e saj. Përveçse u bë një me Moxartin, këto tre muaj Alegra do të mësojë edhe plot gjëra të tjera: të njohë rrënjët e veta, fjala vjen, nëpërmjet kujtimit të një stërgjysheje të vdekur në kampet e shfarosjes. Pikërisht asaj gruaje të re, të cilën nuk e kishte parë kurrë në jetën e vet, do t'ia kushtonte koncertin e saj vajza me violinë...