Ky vëllim përfshin dy veprat dramatike të tij, komedia Pas vdekjes dhe tragjedia Burri i dheut të cilat u botuan vonë, pas vitit 1935, dhe mendimi kritik përparimtar shqiptar nuk arriti të nxirrte në shesh vlerat e vërteta të Çajupit, edhe si komediograf e si lëvrues i tragjedisë.
I ri
Çajupi si dramaturg u shqua ndër gjithë bashkëkohësit jo vetëm si ndër iniciatorët e lëvrimit të kësaj gjinie, por edhe për faktin se veprat e tij dramaturgjike zunë vend të veçantë në letërsinë tonë, për sa u përket tipareve themelore të brendisë ideore dhe të stilit dramaturgjik. Kështu, përkundrejt temave të ngushta familjare morale, që zënë vend në veprën e ndonjë bashkëkohësi, autori u preokupua për probleme të rëndësishme politike dhe shoqërore. Me komedinë e tij Çajupi u bë një dukuri origjinale në letërsinë tonë të Rilindjes Kombëtare. Ndonëse e filloi punën si komediograf, në periudhën kur në letërsinë tonë s’ishte krijuar një traditë e tillë, Çajupi me artin e tij u ngrit në nivelin më të mirë të dramaturgëve, jo vetëm të kohës por edhe të pasardhësve të afërt.