Sasia 150 gr
Formulë revolucionare me Koenzimë Q10, Vitaminë C dhe B-kompleks për mbrojtje nga dëmtimi oksidativ
Sasia 150 gr
Formulë revolucionare me Koenzimë Q10, Vitaminë C dhe B-kompleks për mbrojtje nga dëmtimi oksidativ
PËRSHKRIMI
A keni filluar të vëreni që lëkura juaj po humbet elasticitetin dhe shkëlqimin?
A keni filluar të vini re rrathë të errët më të dukshëm?
Me kalimin e moshës, përmbajtja e koenzimës Q10 në indet fillon të bjerë, dhe rënia më e madhe ndodh midis moshës 25 dhe 40 vjeç, e cila është një fenomen fiziologjik krejtësisht normal.
Mungesa e koenzimës Q10 është veçanërisht e dukshme tek individët me çrregullime të ndryshme gjenetike, sëmundje kronike ose kur marrin ilaçe specifike që përshpejtojnë më tej plakjen e lëkurës.
Nëse duam të mbajmë një nivel normal të koenzimës Q10 dhe të sigurojmë antioksidantë shtesë për të mbrojtur lëkurën nga plakja dhe dëmtimi UV, është e rëndësishme të zëvendësoni këto elementë të humbur!
Golden Q10 me fuqinë e madhe të koenzimës Q10, Vitaminës C dhe vitaminave B, ndihmon në parandalimin e dëmtimit të lëkurës dhe plakjes.
Koenzima Q10 përfshihet në proceset e transferimit të energjisë brenda qelizës, duke vepruar si një antioksidant dhe si një transportues protonesh.
Vitamina C vepron si një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga plakja dhe ndihmon në parandalimin e dëmtimit oksidativ nga rrezet UV. Eshtë e nevojshme për funksionimin normal të kockave, dhëmbëve, kërcit, mishit të dhëmbëve, lëkurës dhe enëve të gjakut.
Vitaminat B-kompleks janë një grup vitaminash shumë të rëndësishme për sistemin tonë nervor. Përveç funksionit të tyre të përbashkët, secila prej vitaminave B ka role të tjera të rëndësishme në trupin tonë.
Acidi folik është i rëndësishëm për funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe për zhvillimin normal të fetusit gjatë shtatzënisë. Vitamina B2 është e rëndësishme për përthithjen dhe metabolizmin e hekurit, përveçse vepron si antioksidant dhe mbron qelizat tona nga stresi oksidativ.
PËRBËRËSIT
Golden Q10 - shtesë dietike.
Përbërësit: maltodextrin, vitaminë C (acid askorbik), aromë natyrale portokalli (3%), anti-adherent: fibra bambuje, vitamina B-kompleks (B1, B2, B6, B12, acid folik, acid pantotenik, niacinë), koenzimë Q10, glikozide stevioli.
PËRDORIMI
Doza e rekomanduar ditore është 5 gram (një lugë që gjendet brenda kutisë). Treteni në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni.
Këshilla: Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore. Mbajeni larg nga fëmijët! Suplement ushqimor i cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.
VLERAT USHQYESE
Për dozë (5 g) | NRV% | |
Koenzima Q10 | 25 mg | |
Vitaminë C | 1000 mg | 1250% |
Vitaminë B1 | 1.1 mg | 100% |
Vitaminë B2 | 1.4 mg | 100% |
Vitaminë B6 | 1.4 mg | 100% |
Vitaminë B12 | 2.5 μg | 100% |
Acid Folik | 200 μg | 100% |
* NRV = Vlera referuese e nevojës ditore