Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse si këto kopshte të Trianonit të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin...
I ri
Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse si këto kopshte të Trianonit të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur. Dhe kjo mund të lidhet me bukurinë e një vendi... por unë nuk njoh tjetër vend që të ketë një atmosferë kaq të hirshme në kuptimin e plotë të fjalës, kaq të gëzueshme dhe delikate sa Apolonia
... Hiret e saj qëndrojnë në ato pjerrësi të ëmbla, që nga njëra anë zbresin e shuhen në fushat elizeane dhe nga ana tjetër qarkojnë luginën e vogël, në fund të së cilës një vijë uji gjarpëron midis shelgjeve dhe dushqeve, apo që duken tutje në thellësi të maleve ku pleksen majat e tyre ajrore me pamjen që shtrihet deri në det, ku tutje ngrihet ishulli i Sazanit, me po aq hire sa dhe Venusi kur del nga vala e detit në atmosferën me avuj, duke i dhënë gjithçkaje një larushi dhe konture të harmonishme.