Letro është një vogëlushe që i pëlqen të lexojë libra, të shkojë në teatër dhe ti ngjajë Antigonës së Sofokliut. Ajo zë miqësi me shokun e saj francez, Benuain, dhe bashkë, falë fantazisë, kanë...
I ri
Letro është një vogëlushe që i pëlqen të lexojë libra, të shkojë në teatër dhe ti ngjajë Antigonës së Sofokliut. Ajo zë miqësi me shokun e saj francez, Benuain, dhe bashkë, falë fantazisë, kanë ide, thurin plane dhe bëjnë lodra fantastike. Mes tyre është edhe çadra e purpurtë. Për të mësuar më shumë rreth saj, ju ftojmë të lexoni librin, të cilin e ka shkruar Alki Zei, shkrimtarja më e madhe greke e letërsisë për fëmijë.
Pak përpara luftës së vitit 1940, diku në Marusi jeton me prindërit e vet Lefteria, një vajzë dhjetëvjeçare, të cilën vëllezërit më të vegjël binjakë e thërrasin Letro.
Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë, si dhe ato që quhen “punë për goca”, por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t’i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut.
Në katin e sipërm të shtëpisë së tyre jeton zoti Marsel, një francez i vendosur përgjithmonë në Greqi, që ka nën kujdes nipin e vet, Benuain, i cili bëhet shok i pandarë me fëmijët.
Lodra kanë pak, ndërsa fantazia nuk u shteron kurrë. Të gjithë bashkë kanë një mijë e një ide, thurin plane e rrengje, që i magjepsin edhe ata vetë.
Si ai plani me çadrën e purpurt, për shembull... Ah, sa gjëra mund të bëhen me një çadër të purpurt!