Paketa e Abetares është përgatitur nga një grup specialistësh didaktikë dhe gjuhëtarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ajo është e mbështetur në programet e ministrive të Arsimit të këtyre vendeve. Qëllimi i grupit të punës ka qenë të përgatisin një paketë sa më të plotë që t’u shërbejë nxënësve të shkollave, si dhe fëmijëve që do ta përdorin këtë paketë edhe në mjedisin familjar.
I ri
Paketa synon që mësimi i gjuhës shqipe të jepet në mënyrë sa më zbavitse, tërheqëse dhe të përvetësueshme duke harmonizuar të pesë proceset bazë: të dëgjuarin, të vëzhguarin, të folurit, të lexuesit dhe të shkruarit.
Paketa përmban:
1.Tekstin bazë Abetare, i strukturuar në tri pjesë: Paraabetare, Abetare, Pasabetare
2.Fletorja e modeluar, ku nxënësit sipas modelit do të ushtrohen të shkruajnë shkronjat e dorës.
3.Fletorja e punës ku nxënësi do të ushtrohet për mësimin e shkronjave, kryesisht të shtypit dhe të disa njohurive gramatikore.
4. Xhepi i shkronjave dhe i rrokjeve
5.Mozaiku me vjersha për secilën shkronjë
6. Fjalor i ilustruar. (Sipas kërkesave të përdoruesve, qoftë edhe sipas vendeve ku jetojnë shqiptarët, pakoja përmban fjalorë shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-frëngjisht, shqip-gjermanisht). Paketa ka njërin prej tyre. Synimi i botuesit ka qenë që t’iu shërbejë edhe fëmijëve që jetojnë jashtë vendit.
Të gjithë aksesorët që përmban paketa shoqërojnë tekstin bazë, që është Abetarja, për një të mësuar sa më aktiv dhe tërheqës për fëmijë të kësaj moshe. Ato duhet të përdoren të gjithë dhe në mënyrë të gërshetuar.