Zbuloni bibliotekën më të hatashme të të gjithë botës në bestseller-in e Neë York Times-it
I ri
KAILI KILEI ka dy vëllezër më të mëdhenj; njëri është i pari në sporte dhe tjetri gjeni në mësime. Ndaj është e vështirë të fitosh një garë, kur je duke luajtur me ta. Por në lojërat e tavolinës të gjithë mund të kenë fat për të fituar... mjafton një hedhje e mirë e zareve, tërheqja e letrës me fat dhe disa marifete.
Kur Kaili merr vesh se krijuesi më i famshëm i lojërave në botë ka projektuar bibliotekën e re në qytet dhe në hapjen e saj do të zhvillojë një lojë në të cilën pjesëmarrësit do të kyçen në bibliotekë, ai është i vendosur të marrë pjesë. Por ai nuk ka kuptuar se marrja pjesë në të është veçse pjesa më e lehtë. Dalja prej saj kërkon më shumë sesa thjesht fat në hedhjen e zareve, një letër të mirë dhe ca marifete... Rreziku për të humbur është vërtet i madh.