Më në fund vjen në shqip i plotë udhëtimi i djaloshit Nils Holgerson mbi shpinën e patokut Martin, teksa ai e sheh botën me një sy tjetër, nga lart. Një libër magjik që bën për vete lexuesit në të gjitha kohërat. Tashmë në shqip përmes përkthimit nga gjuha origjinale, përkthyer nga poetja Entela Tabaku Sormen
I ri
Më në fund vjen në shqip i plotë udhëtimi i djaloshit Nils Holgerson mbi shpinën e patokut Martin, teksa ai e sheh botën me një sy tjetër, nga lart. Një libër magjik që bën për vete lexuesit në të gjitha kohërat. Tashmë në shqip përmes përkthimit nga gjuha origjinale, përkthyer nga poetja Entela Tabaku Sormen.
Nilsi është një 14-vjeçar trazovaç dhe harbut, i cili sillet keq me të gjithë, sidomos me kafshët. Si dënim i sjelljes së tij, ai shndërrohet në xhuxh, ku dhe duhet të shlyejë të gjitha këto prapësi. Hipur mbi shpinën e patokut të tij Martin, ai tashmë fillon ta shikojë botën me një sy tjetër: ta shikojë nga lart.
Udhëtimi i Nilsit nuk është vetëm një udhëtim fizik, por edhe një udhëtim brenda vetes së tij. Të zënë me punët e fermës dhe të kufizuar nga një filozofi prindërimi autoritar, prindërit e Nilsit kanë dështuar aty ku pata e moçme Aka ka sukses. Ajo me mjaft maturi i mëson Nilsit vlerën dhe bukurinë e punës, mirësisë, miqësisë dhe fjalës së dhënë. Ajo e përfshin Nilsin në jetën e përditshme, i jep detyra që e bëjnë të ndihet i vlefshëm. Nilsi e përfundon udhëtimin si një djalë i fortë, që di të dojë dhe të respektojë veten dhe të tjerët.
Libri mbyllet me një mesazh të fuqishëm për ditën e sotme, me fjalët e Akës: “Të lutem, Nils, thuaju njerëzve që të lënë edhe pak vend për ne, një ishull të pabanuar, një liqen të cekët, një moçal me llucë apo një mal të zhveshur, ku të jetojmë të qeta. Natyra është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë dhe kjo nuk do t’ju kushtojë asgjë. Thuaju të mos na vrasin ose lëndojnë, se edhe ne jemi qenie, ashtu si ju!”