VAZHDIMI EMOCIONUES I ROMANIT LETRA PËR MBRETIN... "Askund tjetër nuk mund ta humbasësh aq lehtë rrugën, sa në Pyllin e Egër..."
I ri
Një kalorës i ri.
Një pyll i magjepsur.
Një kërkim i rrezikshëm.
Një nga kalorësit e mbretit është zhdukur. Ka humbur në dëborë, ndërsa ishte dërguar për të eksploruar Pyllin e Egër, një vend i mistershëm, ku askush nuk guxon të vërë këmbë e për të cilin thuhet se është i magjepsur. Dhe Tiuri, kalorësi trim, duhet ta gjejë.
Bashkë me Piakun, shqytarin dhe shokun e tij besnik, nisen për në zemër të pyllit, një mbretëri e tmerrshme, plot të fshehta, ku rreziku sillet rrotull dhe ku çdo shteg të nxjerr në udhën e gabuar. Një vend me qytete të humbura, me mallkime të moçme; me plaçkitës, princesha dhe njerëz të çuditshëm veshur me të gjelbra; me miq të vjetër dhe armiq të rinj të pabesë... dhe ku një komplot sekret kërcënon t'i japë fund një mbretërie të tërë.