Pushimet e kësaj vere do të jenë vërtet të mrekullueshmë!Kujtimet më të bukura do të keni mundësi tI pasqyroni në disa prej faqeve të këtij libri,përmes përshkrimeve ose vizatimeve. Në këtë mënyrë,do tI kujtoni përherë pushime tuaja. Në faqet e fundit të librit do të gjeni përgjigjet e të gjitha ushtrimeve.Kështu,do të keni mundësi të shikoni nëse I keni zgjidhur si duhet ato.
I ri
Argëtohuni dhe rikujtoni njohuritë e marra gjatë vitit shkollor :
-Gjuhë shqipe
-Matematikë
-Gjuhë angleze
-Dituri natyre
-Art pamor
-Edukim për shoqërinë
Të gjitha aktivitetet janë hartuar në përputhje të plotë me lëndët mësimore.Ushtrimet janë shoqëruar me ilustrime,me qëllim që të jenë sa më argëtuese.Në faqet e librit do të gjeni fragmente të shkëputura nga aventurat e personazhit aq të dashur për ju, Jeronim Stilton!