Popujt e Europës qenë krijuesit e një shoqërie të re, më të begatë e më të barabartë se ajo e lashtësisë: një hipotezë që Roberto S. Lopezi e verifikon në ecurinë e historisë ekonomike, të zhvillimit të teknikave dhe sistemeve të reja prodhuese, sipas mësimeve të historianit të madh francez, Fernand Braudel.
I ri
Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjetët midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne. As formula romantike e epokës së besimit nuk është me vend, sikurse është përdorur për kaq shumë momente të tjera të historisë së Perëndimit. Është lindja e një vetëdijeje europiane, ajo që e dallon Mesjetën nga çdo epokë tjetër. Për herë të parë popuj që jetonin ndërmjet Portugalisë e Rusisë, midis Arktikut e Mesdheut identifikohen në një qytetërim të përbashkët, të ushqyer nga trashëgimi të lashta dhe nga spiritualiteti i krishterë. Pra, një fakt shpirtëror, por i kuptueshëm vetëm nën dritën e kushteve materiale, që e kanë shoqëruar e ndihmuar. Popujt e Europës qenë krijuesit e një shoqërie të re, më të begatë e më të barabartë se ajo e lashtësisë: një hipotezë që Roberto S. Lopezi e verifikon në ecurinë e historisë ekonomike, të zhvillimit të teknikave dhe sistemeve të reja prodhuese, sipas mësimeve të historianit të madh francez, Fernand Braudel. Lindja e Europës është një afresk unitar, fryt i një hipoteze të fuqishme historiografike, që privilegjon të përditshmen ndaj ndodhive të personazheve e ndaj betejave