Pas nje pervoje te gjate ne boten e humorit, skenes, produksionit, biznesit dhe trajnimit per zhvillimin personal, Ermal Mamaqi vjen per ndjekesit dhe lexuesit e tij si autor, me nje liber, i cili adreson sfidat e kohes tone dhe menyren e realizimit te vetvetes.
I ri
“Një krijim i veçantë, ku kam përmbledhur të gjithë eksperiencën time, përvojën në jetë, biznes dhe marrëdhënie...
Kam përshkruar çdo sfidë, mendim, mësim që kam marrë përgjatë sfidave dhe mundësive të jetës.
Ishte një qëllim i vendosur kohë më parë, të cilin tani e shoh të realizuar dhe për këtë ndihem i lumtur.
Shpesh ndodh që jeta, sfidat dhe besimet e vjetra të na marrin përpara, duke mos na lejuar t'u përkushtohemi gjërave që nxjerrin në pah potencialin tonë të vërtetë, veten tonë më të lartë.
E di se si për shumë të tjerë, kjo mund të jetë edhe sfida jote...
Prandaj jam i lumtur të di se ti tani ke mundësinë të kesh në dorë këtë libër, ku do gjesh veten, do të marrësh zgjidhje, ide, mësime apo ndoshta thjesht pak mirëkuptim.
Miqtë e mi, nëse do t'ju jepja një këshillë për këtë libër do të ishte kjo:
Mos e lexoni! STUDIOJENI!
Gjithë çka unë di e kam shprehur në këto faqe: dhjetra vite, momente dhe situata nga të cilat kam marrë mësimet e duhura që më kanë sjellë pikërisht këtu, tani.
Unë e di se secili nga ne ka brenda vetes më shumë se sa shfaq.
Dhe tani është koha më e mirë që ta shpalosësh veten drejt një realiteti të ri, drejt një jete të re...
Ky libër mund të të ndihmojë të bëhesh ai që duhet të jesh, VERSIONI YT MË I MIRË.
Ju përqafoj dhe ju falenderoj që jeni me mua,
Ermali"
Lloji i botimit | Paperback |
Numri i faqeve | 234 |
ISBN | 9789928371324 |
Viti i botimit | 2022 |
Vendndodhja | Tiranë |
Gjuha | Shqip |
Grupmosha e lejuar | Mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |