Nuk mund ta zgjedhësh dot nëse lëndohesh apo jo në këtë botë, por ke njëfarë mundësie për të zgjedhur nga kush mund të lëndohesh.
I ri
Dashuria është një sëmundje nga e cila nuk dëshiron të shërohesh. Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë yjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar dhe jashtë qerthullit të interesave që ushqenin bashkëmoshatarët e saj, me një jetë të thërrmuar copërat e së cilës nuk ngjiten më. Por një ditë fati e solli që të takojë Augustusin, shokun e fatkeqësisë, një tip joshës që e rrëmben dhe e bën për vete me etjen për të jetuar, pasionet, harenë, dhe i tregon se bota nuk ndalet në vend, dhe së bashku mund ta kapin sërish. Por si një mëkat fillestar, si një faj i shkruar në yjet e mbrapshta nën të cilët kanë lindur Hezëlli dhe Augustusi, koha që kanë në zotërim është një mrekulli, dhe si e tillë duhet paguar.