“Kjo ninullë”, është një libër që qëndron mbi të tjerët... Adoleshentët karizmatikë të Dessen-it janë garanci për të tërhequr vëmendjen e lexuesve të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht, pasi shkrimtarja ka një nuhatje të përkryer për të kapur detajet e jetës së tyre.
I ri
Gjithçka është e qartë për të kur bëhet fjalë sidomos për marrëdhëniet me djemtë: Remi ka rregullat e saj. Ajo ka mësuar gjithçka që duhet të dijë nga nëna e saj:
Kurrë nuk i merr shumë seriozisht.
Kurrë nuk i lejon t’i thyejnë zemrën.
Dhe kurrë nuk lidhet me një muzikant.
Por një ditë, ajo takon Deksterin, dhe heq dorë nga rregullat e saj.
Ndoshta ka nisur të kuptojë pse janë shkruar gjithë ato këngë për dashurinë.