Sëmundja ime ishte aq e rrallë, po aq sa ishte e dëgjuar. Kryesisht isha alergjike ndaj botës së jashtme. Nuk dilja nga shtëpia, nuk kisha dalë për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë. Të vetmit njerëz që kisha parë ishin nëna ime dhe Karla, infermierja.
I ri
Sëmundja ime ishte aq e rrallë, po aq sa ishte e dëgjuar. Kryesisht isha alergjike ndaj botës së jashtme. Nuk dilja nga shtëpia, nuk kisha dalë për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë. Të vetmit njerëz që kisha parë ishin nëna ime dhe Karla, infermierja.
Por një ditë, në shtëpinë ngjitur mbërriti një kamion. Hodha vështrimin nga dritarja dhe pashë atë. Ishte i gjatë, i dobët, i veshur i tëri në të zeza: bluzë të zezë, xhinse të zeza, atlete të zeza dhe një kapelë të zezë të thurur, e cila i mbulonte flokët krejtësisht. Ai më kapi në befasi, tek po e vështroja dhe më nguli sytë. E pashë edhe unë ngulazi. Emri i tij ishte Olli.
Ndoshta ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen, por ca gjëra, ama, mund t’i parashikojmë. Për shembull, unë sigurisht do të bija në dashuri me Ollin. Dhe sigurisht kjo do të ishte gati një katastrofë.
VLERESIME
“Unë i jap të gjitha yjet e qiellit debutimit vezullues të Nicola Yoon-it. “Ne jemi gjithçka” është gjithçka, gjithçka: I fuqishëm, i bukur, shpirtcopëtues dhe përthithës, që lexohet me një frymë. Është një roman i rrallë që të ngre lart, të dërrmon dhe të mbush njëherazi”.
- Jennifer Niven, autore e librit bestseller të New York Times-it “Të gjitha Vendet e Ndritshme”.
“Ne jemi gjithçka” ka gjithçka: Romancë, zemër dhe inteligjencë”.
- Danielle Paige, autore e librit bestseller të New York Times-it “Dorothi duhet të vdesë”.
“Një eksperiencë leximi unike dhe e bukur. Arti i mrekullueshëm i të shkruarit gërshetohet me ilustrimet origjinale, për të na rrëfyer një histori dashurie si asnjë tjetër. Nuk keni pasur rastin të lexoni ndonjëherë një libër si ky”.
- David Arnold, autor i librit “Vendi i Mushkonjave”.