Vishnjevskin e habit natyra e ndërlikuar e shpirtit femëror. Spontaniteti dhe logjika e sjelljes së saj. Kur lexon romanin “Vetmi në rrjet”, nuk beson që atë e ka shkruar një burrë. Çdo faqe e romanit “Vetmi në rrjet” provon që Vishnjevski ka mundur të arrijë të paarritshmen: AI E KA KUPTUAR FEMRËN.
I ri
Janush V. Vishnjevski është një nga shkrimtarët më popullorë bashkëkohorë në Poloni. Mbasi mbaroi universitetin, mori gradën e doktorit në informatikë si dhe në shkencat e natyrës.
Përballë ekranit të kompjuterit dy njerëz i rrëfejnë gjithçka njëri-tjetrit. Për aromën e gjetheve të rëna në vjeshtë, librat, çdo gjë që mbush të përditshmen e tyre. Ajo ndjen se jeta e saj nuk mund të vazhdojë pa këtë komunikim. Ai, çdo ditë e më shumë mendon vetëm për duart e saj. Historia e një dashurie që lind nga fjalët, rrëfehet në subjektin e romanit "Vetmi në rrjet ", të shkrimtarit polak Janush L. Vishnjevski.
Me subjektin e romanit “Vetmi në rrjet”, është realizuar filmi me të njëjtin titull, i cili, si edhe romani, ka patur një sukses të jashtëzakonshëm.