Ky është një udhëzues praktik dhe i domosdoshëm për t’u shndërruar në njeri të paharrueshëm e të parezistueshëm për këdo.
I ri
Ky libër, krijuar nga një prej markave më të besueshme dhe të suksesshme nëtrajnimet e biznesit, nxjerr në pah dhjetë teknikat thelbësore për të zhvilluar dhe përvetësuar disa cilësi e aftësi për t’u bërë njeri i dashurdhe i suksesshëm me njerëzit. Çfarë do të thotë “klas”? Si mund të spikatësh mes të tjerëve dhe të bëhesh një lider i vërtetë? Kur është koha e duhur për t’i lënë udhë të lirë intuitës në vendimet e rëndësishme? Kushdo që kërkon t’i japë një kuptim më të madh jetës së vet dhe të bëhet i zoti të ndikojë mbi të tjerët, mund të gjejë ndihmë të vlefshme në këtë libër dinamik e frymëzues.
Në këtë libër, mund të mësoni edhe të fshehtat për të lënë mbresa pozitive dhe ndikuese mbi këdo, mes të tjerash: 6 hapat për manaxhimin e problemeve të komunikimit, katër pengesat e paparashikuara në sjelljen etike dhe si t'i shmangni ato, një mënyrë të re për të kuptuar dhe për të qenë i sigurt në vetvete, teknika për të përballuar sfidat dhe parandaluar frikën, pesë aftësitë shoqërore kyçe që dallohen te një individ me klas.
Me të zbuluar si mund të spikatni në mënyrë të natyrshme dhe pa asnjë sforcim, shpejt, në të gjitha fushat e jetës, do të rrethoheni nga njerëz që do t'ju përgjigjen pozitivisht dhe me bujari të plotë.
Kritika
Në këtë libër dinamik, do të mësoni e do të merrni për vete të fshehtat e sistemit të Dale Carnegie-s.
Goodreads
Pjesë nga libri:
Klasi, kjo aureolë e jashtëzakonshme, që i bën njerëzit të jenëvërtet të paharrueshëm, është më i lehtë të vihet re sesa tëpërkufizohet. Ne e dallojmë kur e hasim, por çfarë është “ai”? Ky libërjo vetëm do t’ju ndihmojë t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, por edhe të jenivërtet një “njeri me klas” në çdo fushë të jetës.
Nëse ankthi është ndjenja e paqartë se diçka e keqe do të ndodhë, ne do t’i referohemi të kundërtës së ankthit, që e njohim me fjalën optimizëm. Kjo, sigurisht, është një ndjenjë jashtëzakonisht pozitive. Ashtu sikurse ankthi është diçka që doni ta pakësoni, optimizmi është një gjë që dëshironi ta nxisni.
Në vendin e punës, ju mund të mësoni se si të përmirësoni, përforconi, përshpejtoni dhe ushtroni më mirë përgjegjësitë tuaja. Jashtë vendit të punës, mund të mësoni me të vërtetë të qetësoheni dhe të kënaqeni me veten, kështu që kur të shkoni përsëri për të punuar, do të jeni plot energji.