Një histori shumë prekëse që të trondit ... sa fuqi shpirtërore mund të ketë një njeri dhe sa mund të durojë! Një libër që ju bën të vlerësoni njerëzit pranë jush. "Një histori shumë prekëse që të trondit, një histori e vërtetë që vetëm ""e bukur"" nuk mund të quhet ", pasi rrëfen për jetën e një gruaje, me të cilën fati u tregua i ashpër që në fëmijërinë e hershme.
I ri
Ishte vetëm dhjetë vjeç kur Aleka zbuloi kartelën në shtëpinë e fëmijëve. Nuk kishte mbiemër pranë emrit të saj. Por ishte fjala ""fëmijë i jashtëligjshëm"" që i përkiste asaj dhe fjala e panjohur ""prostitutë"" për të ëmën. Ajo e pati lënë Alekën, fëmijë gjashtë vjeçe, në një shtëpi fëmijësh, pa dhënë më pas asnjë shenjë jete, veçse shumë vite më pas...
Një luftë të vazhdueshme me të vërtetat tronditëse të jetës, në kushte jo të favorshme, në varfëri, në vetmi, e braktisur dhe mes vështirësish të tjera, Aleka do të luftojë dhe të mbijetojë edhe për të realizuar të gjitha ëndrrat e saj, mes tyre edhe takimin me të atin.
Historia e Alekës është një mësim jetësor. Është një mësim i dashurisë. Është shumë e lehtë të urresh të tjerët kur ata janë lënduar dhe na dëmtojnë. Por sa fuqi shpirtërore mund të ketë një njeri dhe sa mund të durojë!
Faqe: 336
Grupmosha: Mbi 14 vjeç
Shtëpia botuese: Neraida