Jeta ime jo aq e përsosur është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?
I ri
Kejti, 26 vjece, është një vajzë fshati që ëndërron të bëhet një londineze me L të madhe. Ajo e adhuron jetën e metropoleve të mëdha, gjithë shkëlqim, por çështja është se nuk ia mban xhepi.
Si shumë njerëz të moshës së vet, ajo bën punë afatshkurtra, të keqpaguara, bashkëjeton në një hapësirë të vogël me shoqe të padurueshme, që i hanë shpirtin me gërmëre, vishet me gjëra të lira, ushqehet si zogth. Por pavarësisht nga të gjithë këto, ajo nuk dorëzohet.
Dhe, për më tepër, Kejti i lë të tjerët të besojnë se jeta e saj është fantastike, duke postuar në Instagram foto rrëzëllitëse, kur e vërteta është krejt ndryshe. Ajo do të donte të bëhej si Demetra, madje të ishte Demetra, menaxherja e saj në agjencinë e famshme të marketingut, ku ajo tani punon, një 40-vjeçare e realizuar në profesion dhe në jetë, plot magji, plot vetëbesim dhe shumë egocentrike: gruaja me jetë të përkryer.
Por kur befas Kejti mbetet pa punë përsëri, fati hyn në mes dhe i trazon kartat në lojë...
Nje liber nga Sophie Kinsella