Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t’i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.
I ri
Kopertina, e punuar me mjeshtëri, mbështjell faqet e zverdhura nga koha. Me lëvizje delikate dhe të kujdesshme, Sofia çik lëkurën dhe letrën, për të restauruar librin dhe për t’i kthyer atij shkëlqimin e dikurshëm.
Libërlidhja është pasioni i saj. Vetëm kështu ia del të mos mendojë për jetën, që dita-ditës po i rrëshqet duarsh. Kur i vjen radha astarit të kopertinës, Sofia ngel pa frymë: brenda tij diç fshihet. Një letër e shkruar me dorë: është historia e një gruaje, Klarisës, e pasionuar pas artit dhe librave.
Një libralidhëse e zonja, që ka jetuar në fillim të shekullit XIX, atëherë kur grave nuk u lejohej ta ushtronin atë profesion. Një grua që luftoi për të qenë e pavarur.
Nën dritën e zbehtë të qiririt, ajo i ka besuar librit një mesazh, hedhur në detin e kohës, dhe një sfidë që mund ta çojë drejt një zbulimi të jashtëzakonshëm atë që do ta pranojë.
Sofia nuk arrin ta besojë se çfarë thesari ka shtënë në dorë! Ajo grua duket sikur i flet zemrës, dëshirave të saj të tradhtuara. Ndaj është e vendosur ta zbulojë kush ishte dhe çfarë sekreti fshihte.
Tomazo Leoni, gjahtar i njohur librash antikë dhe ekspert grafolog, do ta ndihmojë të hedhë dritë mbi këtë mister. Së bashku ndjekin të dhënat që gjejnë faqe pas faqeje, rresht pas rreshti, qytet pas qyteti.
Librat na zgjedhin dhe ai libër zgjodhi Sofinë. Pas më shumë se dyqind vjetësh, vetëm ajo mund t’i japë zë Klarisës.
Dhe vetëm historia e Klarisës mund t'i kthejë Sofisë shpresën e humbur. Sepse rruga drejt lirisë për një grua, është e mbushur me pengesa, por kurrë nuk duhet të ndalesh së synuari horizontin.