Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e nënës së saj të famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme. Befas, Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim.
I ri
Dëgjo Paula, dua të të rrëfej një histori që kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur.
Kështu fillon romani i Isabel Allende-s, kushtuar vajzës së saj.
Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon...
Isabela lë Franciskon ku jeton, për t’i ndenjur pranë së bijës. Ndërsa mjekët provojnë çdo lloj mjekimi për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetëm armë të saj: shkruan “për të trembur vdekjen” siç pohon ajo, magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku, përreth Paulës, të gjithë pjesëtarët e asaj familjeje të madhe e të çuditshme që, së bashku me kujtimet, të formojnë një zinxhir njerëzor, që do ta mbajë Paulën në jetë.
Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allende-s, një rrëfim tronditës, plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive... Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllë sytë më 6 dhjetor 1992), që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg që këtej, po e dëgjon.
Nuk ekziston ndarja përfundimtare, derisa ekziston kujtimi.
Adiós, Paula mujor
Bienvenida, Paula, espíritu.