Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme, - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që...
I ri
Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme, - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria. Në përpjekjen për t’u rimëkëmbur, gruaja e bind që të kthehet në shtëpinë e familjes ku është rritur, diku në kodrat midis Milanos dhe Torinos. Atje, në papafingon e shtëpisë ai kërkon dhe gjen nëpër kuti gazeta të vjetra, libra vizatimorë, disqe muzikore, albume fotografish dhe ditare të adoleshencës.
Dhe kështu Jambo nis e rrëfen historinë e brezit të tij; nga himni fashist “Giovinezza” të Musolinit, nga edukimi katolik me ndenjën e fajit tek autorët e preferuar Salgari, etj., aktorët e famshëm dhe hartimet e shkollës. Jeta që garon para syve të tij merr formën e një romani grafik. Jambo lufton përmes boshllëqeve të kujtesës për të kapur një imazh të thjeshtë dhe të pafajshëm; atë të dashurisë së tij të parë dhe për të rijetuar gjurmët e një përvoje të rëndë personale në vitet e Rezistencës.