Me historinë dhe imagjinatën si elemente të para, Julia Navarro ka krijuar një roman që e lë lexuesin pa frymë, që hap portën drejt një udhëtimi tërheqës përmes së kaluarës, së tashmes dhe, pa dyshim, përmes së kaluarës dhe të tashmes njëkohësisht.
I ri
Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër.
I ndihmuar nga historiania simpatike e artit, dr. Galoni, dhe nga një gazetare spanjolle, bie në gjurmët e një elite njerëzish të arsimuar, të rafinuar, por mbi të gjitha me shumë pushtet, të cilët duket se ushqejnë interes të veçantë për Pëlhurën me imazhin e Krishtit.
Valoni fillon të gjurmojë të gjitha historitë e Pëlhurës së Shenjtë, mes komploteve dhe mrekullive, herezive dhe kryqëzatave, apostujve dhe Tempullarëve, ndërsa e kaluara dhe e tashmja vijnë së bashku në një triller të mprehtë dhe emocionues, në një histori që duket se ka shumë mistere për t’u zbuluar.
Thanë për librin
Një rrëfim i jashtëzakonshëm që të befason nga faqja në faqe, një roman i shkëlqyer që s’ka të dytë në llojin e vet. “Niveli i jashtëzakonshëm i karakterizimit dhe pasioni i autores për subjektin e bëjnë këtë një vepër të spikatur.”
Kirkus
“Vëllazëria sillet rreth Pëlhurës së Shenjtë ashtu sikurse Kodi i Da Vinçit sillet rreth Grealit të Shenjtë. Një ndër librat artistikë më të rekomanduar dhe më të njohur.”
Library Journal