Ky është romani tipik i kompleksitetit të vëzhgimit në njeriut të vetmuar, të paaftë për të kuptuar dhe të pafuqishëm. Kjo kryevepër e Alberto Movarias vjen në shqip nga Diana Kastrati
I ri
Personazhi kryesor i romanit quhet Dodo, i cili shpreh pafuqinë e tij; është një burrë i ri, rreth të 35-tave, i martuar. Silvia, është bashkëshortja e tij, një femër me sensualitet shpërthyes.
Personazhi qendror, duke vëzhguar me syrin e ftohtë të shkencëtarit jetën brenda në çift, në apartamentin në qendër të Romës dhe raportet e ftohta, sjell një roman të fuqishëm brenda botës psikologjike të njeriut.
Protagonisti i romanit është vetëm vëzhgues jo vetëm në botën brenda tij, por edhe për të kuptuar se çfarë ndodh në shoqërinë përreth. Shqisat janë në vlim tek një burrë që është i edukuar në një mënyrë të tillë të rreptë dhe që ka një raport pasiv me botën. Ai ka një marrëdhënie të fortë me vetminë, me paaftësinë për të kuptuar tjetrin dhe me pafuqinë, qoftë edhe në aspektin seksual.