Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
I ri
Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?
E vërteta është se pas një mungese të tillë të gjatë “kujtimet a tyre nuk ngjasojnë; nuk përputhen më”.
Ne gjithmonë besojmë se kujtimet tona përkojnë me ato të personit që kemi dashur, se ne përjetojmë të njëjtat gjëra. Por ky është vetëm një iluzion.