Ky libër vjen në shqip pas suksesit që ka pasur tek lexuesit italian dhe më tej. Romani ka funksion të shumëfishtë, edhe edukative, pasi trajton mjeshtrisht marrëdhëniet prind – fëmijë. Si i tillë ai rekomandohet kryesisht për baballarët. Përkthimi është bërë nga gazetari dhe përkthyeri i njohur Erion Kristo
I ri
VLERËSIME
“Një lexim i përsosur për të gjitha stinët, që do t'u mundësojë prindërve, veçanërisht baballarëve, të reflektojnë mbi përvojat e tyre për rritjen e fëmijëve". Library Journal
"Një libër ironik dhe prekës për magjinë e të qenit baba. Matteo Bussola ka aftësinë të rrëfejë jetën e përditshme në një mënyrë kaq të natyrshme, me një gjuhë kaq bindëse dhe të përzemërt, me një saktësi kaq të ëmbël, sa të na bëjë të mendojmë: po, ndonjëherë, letërsia luan kukamshefti në botën e gjërave të vogla". Giulio Mozzi
"Bussola ka shkruar një koleksion ngjarjesh mallëngjyese për jetën e tij kozmopolite në Veronë, me gruan dhe tri vajzat e vogla. Ajo që ka filluar si një ditar në Facebook, është shndërruar në bestseller në Itali dhe gjetkë.”
-Booklist