Teknologjia na ka bërë të jemi të varur prej saj, e sidomos rrjetet sociale. Një sfidë të tillë ka edhe personazhi i këtij romani: E nis, si një studim që merret me...
I ri
Teknologjia na ka bërë të jemi të varur prej saj, e sidomos rrjetet sociale. Një sfidë të tillë ka edhe personazhi i këtij romani: E nis, si një studim që merret me ndikimin e e-mail-eve në mënyrën e komunikimit gjuhësor si dhe e-mail-i, si një mjet transportimi emocionesh, por që papritur bëhet vetë objekt studimi. Prandaj konsiderohet një leksion i madh i jetës moderne leximi i këtij libri. Pse? Lexojeni...
A ka mundësi të ekzistojë në realitetin e përditshëm një strehë më e mbrojtur për ndjenjat më të thella se ajo virtuale?
“Emi më shkruan. Të shkruash është si të puthësh, veçse pa buzë.”
Një roman epistolar dashurie në epokën e internetit: një e-mail i dërguar në një adresë të gabuar, një përgjigje kortezie… e dalëngadalë mes Emit, një grua e martuar, dhe Leos, i përfshirë në një lidhje të konsumuar tashmë, krijohet një raport që nis si një lojë apo shaka dhe forcohet pas çdo e-mail-i duke u shndërruar në një pasion të furishëm.
Pyetja është: a do t’i mbijetojë kjo dashuri takimit të parë të vërtetë? “Një nga dialogët më tërheqës të dashurisë në letërsisë e sotme.”
— Der Spiegel
“Një nga versionet më argëtuese dhe inteligjente të romanit epistolar, që hedh poshtë paragjykimin se nuk ka thellësi në komunikimin me e-mail.”
— Kulturspiegel