Na ishte një herë një djalë i vogël, që nuk kishte gjysh! Kurse shoku i tij e kishte gjyshin dhe ishte i lumtur.... "A di të fërshëllesh Johana?", një libër-xhevahir i vogël, për fëmijët nga 7 vjeç e tutje, e gjeni në platformën tonë. Porosite me një klik
I ri
"A di të fërshëllesh, Johana?" është historia e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë.
Me ilustrime të jashtëzakonshme nga Anna Höglund, "A di të fërshëllesh, Johana?" është një libër interesant e prekës, klasik në shumë vende, një dëshmi e lidhjes mes brezit të ri dhe brezit të vjetër.