Razer Abyssus Essential është mausi ergonomik me 3 butona që ju sjell shpejtësi të lartë reagimi në mënyrë që të keni avantazh në çdo lojë FPS.
Mausi është i lëmueshëm në sipërfaqe dhe dizajni i tij përshtatet përsosshmërisht për dorën tuaj.
Mausi mban senzorin optik që sjell rezolucion deri në 7200 dpi, ka 3 butona me durueshmëri deri në 10 milion klikime, mund të lidhet me pajisje tjera nëpërmjet konektorit USB që gjindet në fund të kabllos me gjatësi 2.1 metra dhe vjen me ngjyrë të zezë.