2 400 Lekë


Përshkrimi

Sasia 250 gr.

Suplement ushqimor

Algë kafe,e pasur në jod.

  • 100% produkt natyral
  • E pasur në jod
  • Ndihmon në prodhimin e hormoneve të tiroideve
  • Ka efekt për tretjen, zemrën, kockat, gjakun.
  • Pastron trupin
  • Ndihmon për një lëkurë me shkëlqim
Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 53447

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

27 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 900 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 000 Lekë
Shitur (25)
I disponueshëm
1 900 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
3 600 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 900 Lekë
Shitur (30)
2 ne stok
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 500 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
3 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm

Përshkrimi

PËRSHKRIMI

Kelp (Kombu) është një bar i madh deti, i cili rritet në hapësira nënujore të cekëta të oqeaneve të pasura me lëndë ushqyese.

Kelpi është shumë I pasur në jod,  cili është një mineral thelbësor për një tiroide të shëndetshme. Ka efekte të dobishme në funksionimin e aparatit tretes dhe pastron organizmin. Tretja e mirë djeg yndyrnat e tepërta të trupit tonë.

Kelpi rekomandohet tek njerëzit me metabolizëm të ngadaltë. 

Rekomandohet:

  • Për të gjithë ata me hipotiroidizëm
  • Për të gjithë ata që kanë mungesë të sasisë së jodit
  • Për të gjithë që kanë probleme me artritet, osteoporozën etj.
  • Për të gjithë që duan të parandalojnë trombozat
  • Për të gjithë që duan të parandalojnë kancerin
  • Për të gjithë që duan të rrisin metabolizmin trupor
  • Për të gjithë për detoksifikim të organizmit
  • Për të gjithë ata që duan të forcojnë funksionimin e aparatit tretës
  • Për të gjithë ata që duan të kenë lëkurë të shëndetshme

EFEKTET

Burim i madh jodi

E dini kur jeni duke konsumuar jod mjaftueshëm? Kjo është një çështje e rëndësishme, pasi ushqimet e pasura me jod ju ndihmojnë nga një mungesë e rrezikshme. Jodi është një lëndë ushqyese jetësore që mbështet shëndetin e gjëndrave tiroide, mbron nga disa lloje kanceri, ndihmon në rritjen e shëndetshme të foshnjeve dhe fëmijëve, si dhe ndihmon në shëndetin e trurit.

Për shkak se kelpi përmban një nivel ekstremisht të lartë të jodit (deri në 2,984 mikrogram në disa varietete), është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur jodin në nivele të shëndetshme.

Pluhuri i kelpit përdoret për të trajtuar Hipotiroidizmin në pacientët me aftësi psikomotore të rënduara, te të cilët vërehet një rrezik i lartë i mungesës së jodit.

Ju ndihmon për rënien në peshë

Kelpi është jo vetëm i pasur me lëndë ushqyese të cilat janë të dobishme për çdo dietë, por ai ka gjithashtu dhe veti specifike për të luftuar yndyrnat. Një proteinë e pranishme në të, e quajtur Fukoksantinë, ka veti të spikatura për eleminimin e indeve dhjamore – një nga arsyet pse rekomandohet si një suplement i shëndetshëm për rënien në peshë.

Sipas një studimi, një kombinim i vajit të farave të shegës me fukoksantinën, ndihmon në rënien në peshë dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë. 

Një tjetër shkak si kelpi ndihmon në humbjen e peshës ësthë prezenca në të e disa molekulave të veçanta të njohura si alginate, të cilat janë më të shumta në disa varietete.

Sipas një studimi mbi efektin e kelpit në lipazën e pankreasit, konkludoi që konsumimi i tij redukton këtë proces nga i cili pankreasi mbiprodhon yndyrna dhe i ruan me shumicë në trup. Kelpi është një faktor i rëndësishëm, duke ndihmuar organizmin për të eleminuar yndyrnat.  Pra, kelpi konsiderohet si një frenues i lipazës.

Mund të parandalojë apo trajtojë diabetin.

Për personat që janë të rrezikuar ndaj diabetit, kelpi mund të jetë një shtesë në planin dietik të tyre. Një studim korean i publikuar në Nutrition Research and Practice, doli në përfundimin që konsumi i kelpit përmirëson mjaft livelin e glukozës në gjak, influencon pozitivisht në kontrollin e glicemisë, si dhe rrit enzimat antioksidante në pacientët me diabetin e tipit II.

Ndihmon në disa çrregullime të lidhura me gjakun

Një nga përbërësit e gjendur në kelp, i quajtur Fukoidan, është mjaft efektiv kundër disa çrregullimeve të gjakut.

Përbërësi Fukoidan është gjetur mjaft efektiv në parandalimin e trombozave të cilat mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore, përfshirë iktus ose atak kardiak. Kelpi është kaq efektiv në këtë aspekt, sa rekomandohet të përdoret si një agjent oral antitrombotik, duke reduktuar potencialisht nevojën e medikamenteve me recetë, për të trajtuar problemet e trombozave. 

Kjo mund të jetë më e përshtatshme sidomos për personat me risk të lartë, ose që vuajnë nga diabeti, si një komplikacion i zakonshëm i diabetit, përfshirë tromboza të mundshme – duke e bërë këtë algë kafe një “dopio armë” kundër diabetit.

Fukoidan mbron gjithashtu qelizat nga dëmtimet ishemike, domethënë nga dëmtimet e shkaktuara nga niveli jo i duhur i fluksit të gjakut në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngadalëson rritjen e shumë tipeve të kancerit

Shumëllojshmëria e lëndëve ushqimore të kelpi është një mbrojtje e mirë ndaj kancerit. Prezenca e Fukoksantinës është parë si mjaft efektive kundër disa llojeve të kancerit të prostatës. Për më tepër, fukoksantina mund të ndihmojë në eleminimin e rezistencës ndaj medikamenteve, në pacientët me trajtime kimioterapike, duke mundësuar kështu reduktimin e sasisë së këtyre medikamenteve të dëmshme të përdorura për të trajtuar kancerin.

Fukoidan është një krye të listës së nutrientëve që luftojnë kancerin. Studimet mbi fukoidanin kanë dalë në përfundimin se ai vdes qelizat kanceroze (një proces i njohur si “apoptosis”) të leuçemisë, kancerit të zorrës së trashë, të gjirit dhe të mushkrive.

Për shkak të përmbajtjes së  fukoidanit dhe fukoksantinës së bashku, kjo perime deti është një nga ushqimet më të efektshme në lëuftën ndaj kancerit.Anti-inflamator natyral

Si mbrojtje natyrale kundër shumë sëmundjeve, rekomandohen dieta të pasura me ushqime anti-inflamatore. Inflamacioni është rrënja e shumë sëmundjeve, dhe supozohet që inflamacioni kronik mund të shkaktojë një hiperaktivitet të sistemit imunitar, duke e “përmbytur” organizmin me hormone të dëmshme.

Disa varietete kelpi kanë shfaqur veti anti-inflamatore (dhe shërbejnë si antioksidantë), që do të thotë që ndihmon në reduktimin e inflamacionit të përgjithshëm në organizëm, gjë që redukton mundësinë e sëmundjeve.  Fukoidani i gjendur në kelp, ka veti të forta anti-inflamatore dhe përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak; përgjegjës për gjendjen e zemrës

Ndihmon në parandalimin e humbjes së masës kockore

Jeni në rrezik nga osteoporoza ose sëmundje të tjera të kockave? Kelpi mund t’ju ndihmojë dhe në këtë drejtim. Së pari, është i pasur me vitaminë K – ju merrni thuajse ¼ e sasisë së rekomanduar të vitaminës K.

Një nga përfitimet e vitaminës K është roli i saj në krijimin e densitetit të kockave, që të mos i nënshtrohen lehtësisht artriteve apo osteoporozës. Vlen të përmendet gjithashtu që nëse i jeni nënshtruar një kure me antibiotikë, ju nevojitet të rrisni marrjen e vitaminës K për të evituar defiçensat ndaj saj.

Megjithatë, personat që marrin medikamente për hollimin e gjakut, duhet të shmangin marrjen e vitaminës K, pasi ajo ndikon në efektet e këtyre medikamenteve.

Përbërësi fukoidan që gjendet te kelpi ndihmon në shëndetin e kockave. Ndihmon në parandalimin e uljes së masës kockore dhe përmirëson densitetin mineral të tyre.

PËRBËRËSIT

Pluhur ngjyrë kafe i algës Kelp (Fucus vesiculosus), suplement dietik

PËRDORIMI

Rekomadohet të meret 0,2 gr në ditë.

Pluhuri i kelpit mund të përdoret lehtësisht në cdo lloj gatimi.

Mund ta përdorim atë në vend të kripës së zakonshme në antipasta ose mund ta shtojmë në supëra dhe sallatra.

Është e shkëlqyer si pije në formën e smoothit jeshil

Këshilla:

Rekomandohet të mos tejkalohet norma ditore.

Mbajini larg nga fëmijët.

Nuk rekomandohet të përdoret gjatë shtatzanisë ose periudhës së laktacionit.

Suplement ushqimor I cili nuk përdoret si zëvendësues për një dietë të balancuar dhe të larmishme.

 

 

Produktet që keni parë

Reviews (0)