Njelloj thelbësor si "48 Ligjet e Pushtetit", edhe "Arti Jales ofron një shembull te domosdoshem per joshjen, ku shpërfaqet njëra nga armet kryesore ne gjithe historine e njeriut, që përben formen me te eperme te pushtetit
I ri
Të arrish çfarëdo që deshiron duke shfrytezuar dobësinë kryesore të gjithkujt, dëshirën për të ndier kënaqësi, Joshja përben formën më të butë, të pakapshme dhe efikase të pushtetit. Kjo gje vërtetohet si në rastin e grishjes që John. F. Kennedy ushtronte ndaj masave popullore, edhe në magjepsjen qe Kleopatra i shkaktonte Mark Antonit.
Tashme, autori i librit bestseller "48 ligjet e pushtetit” ka shkruar një udhëzues ku sintetizohet letersia klasike e joshjes, nga Frojdi te Kierkergaardi nga Ovidi te Kazanova, ku shpalosen strategji të shumta mendjemprehta, te cilat ilustrohen nga sukseset dhe deshtimet e njerëzve të shquar per gjate gjithe historise.
E serish, Robert Greene ka arritur t'i identifikojë rregullat e kësaj loje të përhershme amorale, duke shtjelluar mënyrat si zhvillohet magjepsja në joshje, si thyhet qëndresa e tjetrit, duke arritur si perfundim t'i detyrojmë të tjerët të na dorëzohen.
"Arti i Joshjes" na shpie në nje rrugëtim përmes karaktereve dhe cilësive të dhjetë figurave tipike në joshje (ku perfshihen Sirena, Dashnori ideal, I Vardisuri, I Natyralistit, Karizmatiku dhe Ylli), krahas njëzet e katër mënyrave falë të cilave gjithkush mund ta mposhtë qëndresën e kotë të viktimës së vet, pikërisht duke zbatuar këtë formë to përhershme dhe të paepur arti.