Portret i papërfunduar, është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
I ri
Romani Portret i papërfunduar u botua fillimisht në ShBA në maj 1942, e në janar 1943, në Britaninë e Madhe. Është vepra nr. 25 me personazh qendror detektivin e mirënjohur belg Herkul Puaro. Më 1960, vetë A. Christie e përshtati romanin për teatër, nën titullin Kthim pas në vrasje duke ndërhyrë jo pak në subjektin e romanit.
Në vijim, siç ka ndodhur shpesh me pothuajse gjithë veprat e Christie-t, ky roman pati edhe përshtatje të tjera për radio dhe ekran.
Puaroja shpalos edhe këtë herë aftësitë e tij, për zgjidhjen e një misteri pa pasur në dorë asnjë provë të qenësishme materiale, duke ndjekur fillin logjik të fakteve, por edhe nuhatjen prej detektivi të sprovuar.
Kësaj radhe, sidoqoftë, sipërmarrja e tij vështirësohet nga distanca kohore që ndan hetimin prej krimit, që ka ndodhur 16 vite përpara ngjarjeve të romanit, duke e koklavitur shumë zbulimin e rrethanave të vrasjes së Amias Krejlit, një artisti kapriçoz e të kamur të Anglisë së gjysmës së parë të shek. XX.
Lexuesi do të njohë të gjithë personazhet pothuajse të pranishëm në helmimin e tij: gruaja, e dashura, mbesa, avokati, prokurori, miqtë e tij të afërt etj. Të gjithë janë njëkohësisht dëshmitarë e të dyshuar, derisa mbërrijmë në zgjidhjen finale të misterit.